Të idhët e pi kafen
Mëngjeseve,
sade e pi kafen
lugën e fus në filxhan
dhe përziej dallgët e jetës
kokërr sheqeri s’gjej dot..
Sade e pi kafen edhe në drekë
s’më duhet luga
se pelin e kam gojën,
pelin.
Dallgët përplasen
në ballin tim të rrudhur.
Ah,
edhe në mbrëmje
pi një kafe sade pa raki
kafkën se vë dot në jastëk
psherrëtij gjithë pezmë,
dhe sade,
në një kup të qelqtë
e pi jetën
në dekaden time të gjashtë!