Prof. Xhemi Hajredini – Fal e duro

Fal e duro

Duro dhe dashuro, o fisnik,
mos bëj mikun armik!
Fal e duro edhe ti,
ashtu si i duron Zoti,
bijtë e tij të këqij!
Ndërro faqe e bëj paqe,
fal si prindërit që s’dinë të nëmin,
kur shkaktojnë fëmijët dëmin!
Duro, reflekto, bluaj me mend,
lër gurët në të njëjtin vend!
Edhe mësuesi shëndet të ka uruar
kur ke trazuar dhe s’ke mësuar.
Edhe ju të tjerët,
mos i jepni shumë kosës,
dhuroni pak kohë kohës,
si durojnë Zoti, mësuesi dhe mëma,
duroni edhe ju, o ju pastë nëna!

Xhemi Hajredini
Strugë, 9 qershor 2021
(fotografia nga interneti)