JETO MIK
Jeto mik,
jeto edhe kur në thellësinë e shpirtit
buçet dhimbja!
Hap zemrën si një zambak uji,
freno ankthin në gji,
shkri lotët e përmallimit
dhe jeto!
Ti me shpirtin e lirë
që dashuron me çiltëri,
lejo engjëjt të fluturojnë,
të hirësojnë e bekojnë!
Prish rregullat dhe buzëqesh
duke falur dashuri,
në t’ëmblën shtëpi!
Rrudhat e ballit dhe thinjat e kokës
le të dëshmojnë se udhëtimi yt,
sot e gjithmonë,
nuk është matur me vjet,
por me lot, buzëqeshje
dhe jetë!
Për shumë vjet!
Strugë, 21 maj 2021
© Xhemi Hajredini