Kovid 19 në RMV/ Mbi një mijë të shëruar, 26 humbje jete dhe 324 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2660 teste të kryera janë regjistruar 324 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 110 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 1.176 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 26 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 153.461 raste, prej të cilëve 136.545 janë shëruar, kurse 5.042 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 11.874 raste aktive me virusin korona.