Zaev merr vaksinën kineze: Ndjehem shumë mirë, vaksinat janë të sigurta

Dozën e parë të vaksinës kineze Sinofarm, e mori këtë të enjte edhe kryeministri Zoran Zaev. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen me çdo vaksinë në diposzicion në terminin e caktuar, sepse të gjitha janë të sigurta

“Kam marrë vaksinën Sinofamr. Do të vazhdoj axhendën time ditore pasdite. Unë i ftoj të gjithë të regjistrohen në aplikacionin “vaksinimi.mk”. Vaksinat janë të sigurta. Sa më shpejt të përfundojë procesi i imunizimit, aq më shpejt kjo luftë me këtë armik të padukshëm do të përfundojë.”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Beson se me dozat e vaksinave që mbërritën javën e kaluar, si dhe me të gjitha sasitë e rëna dakord dhe të konfirmuara që duhet të arrijnë në periudhën e ardhshme, është e mundur që të ketë një përqindje të lartë të popullsisë që do të vaksinohen deri në fillim të verës, gjë që do të kontribuojë në ndryshimin e plotë të pasqyrës së epidemisë në vendin tonë.