Sot bëhen 20 vite pa Sulltan Mehmetin, patriotin e madh nga Ladorishti


Sot bëhen 20 vite pa Sulltan Mehmetin, patriotin e madh nga Ladorishti veprimtarin e shquar nga Ladorishti i cili u kidnapua në rrethana të pasqaruara gjatë konfliktit të vitit 2001.


Përfaqësuesit e këtij vendbanimi dhe familja Memeti me rastin e 6 majit, zhdukjes së Sulltanit, kërkojnë dhe apelojnë zbardhjen e fatit të tij.
Për zhdukjen e tij flasin dhe kanë të dokumentuara të dhëna edhe dëshmitarë okularë të cilët në ditën e zhdukjes kanë parë policinë duke rrëmbyer bashkëfshatarin e tyre. Policia lidhur me këtë rast asnjëherë nuk ka dhënë hollësi për të zbardhur të vërtetën e zhdukjes.


MPB deri tani nuk është deklaruar se përse në ditën kritike të rrëmbimit, Sulltan Memeti ishte rrëmbyer nga pjesëtarë të policisë.
Sulltan Memeti, është rrëmbyer nga policia në post-bllokun e vendosur nga njësitet policore më 6 maj të 2001, ndërmjet orës 21.00-21.45, në afërsi të varrezave krishtere në aksin rrugor Strugë-Ladorishtë- Oafë e Thanës. Dëshmitarë okularë kanë deponuar dëshmitë se Sulltanin e kanë ndaluar dhe rrëmbyer policia maqedonase.


Lidhur me misterin, fshehjen e gjurmëve zbuluese dhe moszbardhjen e rastit të Sulltan Memetit, familjarët dhe të tjerët, fajësinë e adresojnë në SPB-në, dhe personat zyrtar, duke përmendur edhe emra konkret, të zyrtarëve të SPB-së.