Bashkësia Lokale e Ladorishtit ka vazhduar me aktivitetet në funksion të përmirësimit të infrastrukturës dhe zgjerimit të rrugëve.Së fundi është ndërtuar një mur rrethues në skaj rrugës në afërsi të stadiumit të Ladorishtit investim i cili ka zgjeruar tejmase rrugën në këtë arterje të rëndësishme duke përmirësuar dukshëm trafikun.
Kryetari i Bashkësisë Lokale të Ladorishtit për Strugalajm potencoi se ky investim u realizua me iniciativën e BL-së por u mbështet dhe u ndihmua nga kompanitë: Mamudi Transport me pronar Berat Mamudi ,Asllan-Komerc me pronar Lindim Mamudi nga Ladorishti ,Arka-Asnera nga Frëngova me pronar Arben Amzai si dhe kompania ”Zagracani Komerc” me pronar Nesim Rramani.Ai potencon se me këtë mur prej disa dhjetra metrash u mundësua zgjerimi i rrugës deri në 6.5 metra gjë që do lehtësojë dukshëm sipas tij komunikacionin në këtë aks rrugor i rëndësishëm jo vetëm për Ladorishtin por edhe disa lokalitete të tjera.