Mot me temperatura deri në 30 gradë edhe gjatë javës së ardhshme!

Në ditët në vijim, moti do të jetë kryesisht i qëndrueshëm me erë të dobët deri mesatare jugore, ndërsa temperaturat do të jenë pak më të ulëta se në ditët e mëparshme. Vetëm nesër era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor. Në mes të javës së punës do të ketë kushte lokale për shi me bubullima të rralla, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Siç ka paralajmëruar DPHM sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe mbi mesataren ngrohtë. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor, sidomos në pjesët perëndimore ku herë pas here do të jetë e fortë dhe do të kalojë 70 kilometra në orë. Pasdite shpejtësia e erës gradualisht do të ulet. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 25 deri në 33 gradë.

Nesër temperaturat maksimale do të arrijnë deri 30 gradë, ndërsa të martën dhe të mërkurën ato do të ulen dhe do të arrijnë deri 25 përkatësisht 26 gradë. Më pas vijon përsëri ngritje graduale, deri në 30 gradë të shtunën.