MSH: Situata me Covid-19 është stabile

epa08740245 An ambulance carrying patient infected with COVID-19, arrives to the University Clinic for Infectious Diseases in Skopje, Republic of North Macedonia, 13 October 2020. The number of newly infected COVID-19 patients in North Macedonia has been on the rise in the past ten days. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se situata me covid 19 në mbarë vendin ka filluar të stabilizohet. Nga dita e martë pritet të filloj imunizimi masiv i popullatës në gjitha punktet e vendit.

Situata epidemiologjike me pandeminë e Covid 19 në Maqedoninë e Veriut ka filluar të stabilizohet. Nga Ministria e Shnëndetësisë njoftojnë se numri i pacientëve të shtruar nëpër spitalet e vendit është 1,102 prej të cilëve 465 janë në Shkup dhe 637 në qytete të tjera. Numri i shtretërve të lirë në mbarë vendin është rreth 740, prejt të cilëve 291 në Shkup.

Në 24 orët e kaluara, 28 pacientë të rinj u shtruan në spital në Qendrat Covid të Shkupit për shkak të ndërlikimeve nga koronavirusi. Aktualisht, 176 pacientë janë duke u trajtuar në Qendrat Covid të Mjekësisë së Brendshme dhe Klinikat Kirurgjikale, ka një total prej 123 pacientësh më 8 shtator, dhe 128 pacientë janë të shtrirë në Klinikën për Sëmundjet Infektive.

Ndërkaq, nga dita e martë pritet të fillojë vaksinimi masiv me 200000 vaksina që mbërritën në vend gjatë ditës së premte. Më së voni deri të hënën, vaksinat do të shpërndahen në sallën “Boris Trajkovski” dhe në Kumanovë, Stip, Kavadari, Tetovë, Ohër dhe Manastir. Sipas autoriteteve në vend pikat e vaksinimit tashmë janë gati ku mbrenda ditës pritet të vaksinohen 10.000 dhe 15.000.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe paralajmëroi se së shpejti priten sasi të tjera të mëdha të vaksinave edhe atë edhe 600.000 nga Kina dhe 26.000 nvaksina Fajzer, me çka pritet deri në fillim të verës të ketë një përqindje të lartë të popullsisë së vaksinuar dhe ndryshim të plotë në gjendjen epidemiologjike . Ardhja e vaksinave Astra Zeneka është e pasigurt për momentin, duke i pasur parasysh zhvillimet me virusin në Indi, i cili vendosi ndalesë të eksportit të vaksinave, ndërsa disa nga këto doza përmes sistemit KOVAKS duhet gjithashtu të vijnë edhe nga Instituti Indian.

Në vaksinimin e ardhshëm, theksi do të vihet tek qytetarët që janë regjistruar tashmë, ata që tashmë janë duke pritur edhe sipas moshës së tyre dhe përparësisë së regjistrimit. Filipçe u bëri apel qytetarëve që të regjistrohen në faqen vakcinacija.mk dhe prej aty do të gjenerohen përparësitë.