Sipas njoftimeve të Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, anëtarët e Qeverisë duhet të fillojnë vaksinimin në fund të javës së ardhshme.
“Unë mendoj se është një sinjal i mirë për anëtarët e qeverisë dhe figurat publike që të vaksinohen me vaksinën që kemi në sasitë më të mëdha, dhe kjo është tani vaksina kineze e Sinofarm”, tha Filipçe në një intervistë për “360 Gradë”.
Ai beson se anëtarët e qeverisë duhet të vaksinohen pas deputetëve si pjesë e infrastrukturës kritike.
“Kuvendi si institucion përfundoi me fazën e parë, punonjësit në shërbime, si dhe deputetët, u vaksinuan. Qëllimi është që të gjithë atje të vaksinohen plotësisht në mënyrë që Kuvendi të mund të funksionojë, dhe pastaj është radha e Qeverisë, mbase nga java tjetër e tutje”, tha Filipçe.