Në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 59 pacientë me Covid-19, ndërsa gjithsej mjekohen 473 persona

Në 24 orët e fundit në kovid qendrat në Shkup janë hospitalizuar gjithsej 59 pacientë të rinj për të shkak të ndërlikimeve nga virusi korona. Gjithsej 473 persona të dyshuar dhe të konfirmuar për Kovid 19 po trajtohen në departamentet infektive të kryeqytetit, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit në Klinikat interne dhe kirurgjike ka pasur 19 pranime.

“Në kovid qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur 19 prnime dhe 11 janë pranuar në Klinikën infective gjatë ditës së djeshme. Në Kozle nuk janë pranuar të sëmurë, ndërsa në Klinikën për sëmundje të fëmijëve ka pasur tetë pranime. Në Institutin për mjekësi fizikale është pranuar një pacient I ri. Në 24 orët e fundit në shtëpi janë lëshuar 83 pacientë të shëruar,, qëndron në kumtesën e MSH-së.

Aktualisht në kovid qendrat në Klinikat interne dhe kirurgjike mjekohen 194 pacientë.

“Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsek 117 të sëmurë, ndërsa në Klinikën për sëmundje infective 120 pacientë, ndërsa në Institutin për sëmundje të mushkërive në Kozle ka 13 pacientë. Në Klinikën për sëmundje të fëmijëve ka tre fëmijë pozitivë me kovid-19 dhe tre nëna, ndërsa në GAK ka tre paciente pozitive. Në Institutin për mjekësi fizikale dhe rehabilitim ka 19 të sëmurë”, informojnë nga MSH-ja.

Gjithsej 473 pacientë të konfirmuar dhe të dyshuar për Kovid 19 po trajtohen në repartet për sëmundje infektive në spitalet në kryeqytet. Shumë pacientë janë në mbështetje të oksigjenit.

“Numri i pranimeve në ditët e kaluara është i qëndrueshëm dhe kishte 220 vende të lira deri në orën 8 të mëngjesit të sotëm, dhe pritet që gjatë ditës pas ekzaminimeve të pacientëve të rikuperuar, të shtohen vende të lira”, qëndron në kumtesë.

Nga MSH gjithashtu informojnë se të gjitha repartet infektive ishin të oksigjenuara dhe mund të kujdeseshin për pacientët që kishin nevojë për mbështetje të oksigjenit.