Ka ndërruar jetë Fuat Dika i lindur në vitin 1932 në fshatin Tatesh të Poshtëm ku më pas shpërngulet në fshatin Bixhovë të Strugës, ku shkollën fillore e ka kryer në fshatin drasllaic, ku më vonë punësohet si mësues i parë në shkollën e parë shqipe “Aki Dika” në Livadhi.
Fuat Dika ishte një njeri i shkolluar, kishte një rritje intelektuale përmes së cilës nxorri në dritë gjenerata që sot ndjekin rrugën e shenjtë nëpër institucionet edukativo-arsimore në fusha të ndryshme.
Edhe përgjatë moshës së thyer, ishte një njeri që gjithmonë interesohej për ngjarjet rutionre për kohën dhe vendin ku jetonte, çdo mëngjes lexonte gazetën e ditës ku informohej dhe jepte analizat e tij për ndonjë ngjarje të caktuar.
Sot ai do të mbetet një njeri modest në kujtesën tonë,një njeri që e donte arsimin , një njeri që i dha arsimit gjithçka nga vetja me aq sa kishte mundësi.
Fuat Dika i takonte një periudhe jo të mirë siç ishte komunizmi, koleg me mësuesin e ndjerë Idriz Reçi, një emër shumë i njohur për rrethin tonë, por edhe jashtë saj!
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në Bixhovë pas namazit të Xhumasë!
Të përkujton me mall mbesa yte Rudina Dika!