Presidenti Stevo Pendarovski nuk planifikon të falë të dënuarit për ngjarjet në lidhje me sulmin e dhunshëm në Kuvend më 27 prill të vitit 2017.
I pyetur nga MIA nëse Pendarovski planifikon falje në lidhje me ndërhyrjen në Parlament dhe në lidhje me pikëpamjet e tij të shprehura sot në intervistën për Kanal 5, nga kabineti i presidentit sqarojnë se ai sugjeroi që nëse dikush ka prova të reja, të cilat mund të ndikojnë ndjeshëm në rezultatin e procedurave, është e nevojshme të përdoren mjetet e jashtëzakonshme juridike të garantuara ligjërisht që potencialisht mund të çojnë në rifillimin e procedurave.
“Në mënyrë që të mos politizohet e gjithë procedura, kushdo që posedon prova të reja duhet t’i paraqesë ato në gjykatë, dhe jo t’i japë kualifikime politike ngjarjes. Si legalist, Presidenti Pendarovski beson se kjo është mënyra e vetme ligjore për të zgjidhur dyshimet atje ku ato ekzistojnë”, thonë nga Kabineti i presidentit për MIA-n.
“Fillimisht i pyeta njerëzit përreth meje për çfarë krimi po ndiqen penalisht, unë e di që një krim i tillë mendoj se nuk kishte ndonjë formulim të tillë në atë kohë, as në ish-Jugosllavi, as në vitet ’90. Më vonë u pranua.
Meqenëse di diçka rreth terrorizmit dhe problemeve të sigurisë dhe dilemave, unë pretendoj se ata njerëz nuk ishin terroristë që hynë”, tha Pendarovski paraprakisht në intervistë për Kanal 5.