Është shpallur thirrje publike për mbështetje financiare për hotelierët të cilët kishin ndalesë të plotë për mysafirë, kumtoi zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike Fatmir Bytyqi në seancën e sotme të Komisionit për dialog publik-privat.
Bytyqi, siç kumtuan nga Qeveria, theksoi se thirrja publike është shpallur sot, me çka masa tre nga pakoja e gjashtë është operacionalizuar dhe rreth 6.000 kompanive të cilat punësojnë rreth 17.000 persona, kanë në dispozicion 9.9 milion euro. Bëhet fjalë për hotelierë të regjistruar me shifër të veprimtarisë parimore 56.10, 56.29 dhe 56.30.
Aplikimi, siç theksoi, është shumë i thjeshtë dhe i bërë në mënyrë që të mos rëndojë kompanitë me përgjegjësi shtesë administrative. Afati i fundit për aplikim është 10 maji i këtij viti.
Sipas Bytyqit, kjo masë stimulon këto kompani që të rrisin numrin e të punësuarve deri në fund të vitit, sepse nëse e bëjnë, ata nuk do të kenë detyrimin e kthimit të fondeve të marra si mbështetje, por nëse zvogëlojnë numrin e të punësuarve, ata do të duhet të kthejnë 50 përqind të mbështetjes së marrë, pra 20 përqind të mbështetjes, nëse numri i të punësuarve mbetet i pandryshuar deri më 31.12.2021.
Ministri i Financave, Fatmir Besimi u përqendrua në tre linjat e reja kreditore që do të krijohen përmes Bankës zhvillimore, ndërsa u orientuan ndaj mediave, kompanive të cilat e riinvestuan fitimin dhe linjën kreditore Kovid 4 në vlerë të përgjithshme prej rreth 13 milion euro.
Paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të intensifikohet procesi i ndryshimeve në Ligjin për tarifat doganore në mënyrë që të rritet konkurrenca e ekonomisë vendore.
Lidhur me ligjin për marrëdhënie të punës, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale informoi se projektligji i përket ENER dhe njoftoi se të gjitha komentet do të shqyrtohen me kujdes. Projekt-ligji, siç thuhet në deklaratë, do të rishikohet me partnerët socialë përpara miratimit të tij përfundimtar.
Drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska kumtoi se të gjitha aktivitetet në lidhje me masën për të mbështetur pagesën e pagave po shkojnë normalisht. Aplikimet nga 11,541 kompani, të cilat punësojnë 31,294 persona, u miratuan për shkurt, dhe aplikimet për 11,274 kompani me 27,887 persona u miratuan për muajin mars.
Sekretarja e shtetit në Ministrinë e Ekonomisë, Razmena Çekiq Duroviq informoi se në faze avancuese është krijimi i Komitetit për turizëm, i cili është një kërkesë nga të gjitha odat ekonomike dhe do të duhet në mënyrë sistematike të krijojë politika dhe masa për turizmin, si një nga degët më të prekura të pandemisë., për të cilën të gjithë anëtarët e odave shprehën kënaqësi.
Drejtoresha e Regjistrit qendror, Marija Boshkovska Jankovski kumtoi se në Regjistrin e pronarëve realë tani më janë evidentuar rreth 90 për qind e subjekteve të regjistruara, ndërsa pjesa më e madhe e atyre të cilët nuk janë të regjistruar, janë subjekte të cilët për një kohë të gjatë kohore nuk kanë aktivitet ekonomik, as kontakte pse llogari në bankë.
Takimet e Komisionit për dialog publik-privat zhvillohen rregullisht, më shpesh në javën e fundit të muajit. Në to diskutohen çështje dhe kërkesa të odave, si dhe aktivitete të cilat janë të rëndësishme për përmirësimin e klimës së biznesit dhe zhvillim më të shpejtë dhe të qëndrueshëm ekonomik.