Qytetarët e RMV-së do të mund të hyjnë në Malin e Zi pa test PCR

Testi negativ PCR nuk do të jetë i nevojshëm më për të hyrë në Malin e Zi, kështu kanë vendosur autoritetet malazeze. Kjo risi përfshin të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Hyrja në Mal të Zi pa test PCR të kryer më parë dhe pa konfirmimin e imunizimit do të lejohet për turistët nga Ballkani Perëndimor, dmth RMV, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova dhe Shqipëria.