Lebit Murtishi: Kosova eshte Prone e Popullit Shqiptar!

Kosova eshte Prone e Popullit Shqiptar!

Leter e hapur Parlamentit Evropian

Shqiperia nuk u copetua me deshiren e saj, ate e copetuan me dhune, madje shume te pergjakshme. Pavaresisht sa e perfillni e sa e shperfiĺni ju zonja dhe zoterinj te nderuar, qe perfaqesoni sot institucionin me te fuqishem ne kontinentin tone te perbashket. Kohet e fundit qarkullojne ,,harta te reja anonime” per rivendosjen e kufijve te Ballkanit Perendimor. Ne dukje edhe mund te thuhet se keto ide fashiste kane te bejne me gjithe rajonin, por dreqi fle mbi Trojet Shqiptare, se vetem shqiptaret kane fatin e zi historik qe, edhe pas me shume se nje shekulli, te dalin perpara ketij gjyqi historik qe na i ndermend nje per nje te gjitha tragjedite e meparshme. Ne kete rast, meqenese mbi tavolinen e kusuritjeve tuaja gjeopolitike dhe gjeostrategjike gjendet Shteti i Kosoves, nje Cope e Madhe e Tokes Shqiptare; nje kafshate, perfundimisht e pagelltitshme per fytin djallezor te serbise mesjetare, si shqiptar i nje Cope tjeter te Madhe te Trungut te ndare Shqiptar, te cilen, duke shperfillur çdo norme etike dhe humane, duke shkelur çdo rregull dhe ligj nderkombetar per vetevendosjen e popujve, te cilet kane vazhdimesi historike, etnike dhe kulturore ne nje teritor te caktuar, e pagezuat dhe vazhdoni ta ripapegezoni sipas ,,hartave politike” qe ua ofrojne mbi tavoline te perkedhelurit tuaj – greket dhe sllavet, here me nje emer e here me tjeter, gjersa se fundmi vendosi politika nacionalshoviniste greke, qe toka e grabitur e shqiptareve te quhet ,,Maqedoni e Veriut”, ndiej pergjegjesi morale dhe kombetare, t’ju kujtoj, se Sovrani dhe Pronari i vetem i Teritorit te Republikes se Kosoves eshte Populli Shqiptar,. Askush nuk ka aq mandat qe te nenshkruaje cenimin e ndonje milimetri te teresise se saj, pa llogaritur pergjigjen qe do marre nga Populli Shqiptar, ne cilendo ane te botes qe ndodhet. Pra, Ju lutem, ne emer te Popullit Shqiptar ( eshte rast i vetem ky kur secili shqiptar ka te drejte te thirret ne emer te te gjithe popullit) dhe ne emer te seriozitetit te problemit, kuptoni nje here e mire, se ata qe vijne ne bisedime tek Ju ne Bruksel perfaqesojne institucionet invalide qe ju ia imponuat Popullit Shqiptar, dhe nuk kane kurrfare legjitimiteti te prekin mbi Teritoret Shqiptare. Ju lutem edhe nje here ne emer te paqes: Mos i sherbeni luftes!

Lebit Murtishi
Struge

  1. 2021