Shtetasi i Italisë, akuzohet për PCR test të rrejshëm

Prokuroria Themelore Publike (PTHP) ka ngritur propozim akuzë ndaj 59 vjeçarit me shtetësi Italiane për PCR test të rrejshëm, me të cilin ka tentuar që të kaloj në Aeroportin Ndërkombëtarë në Shkup.

“I akuzuari më 23 prill, ka tentuar të udhëtoj përmes aeroportit të Shkupit duke paraqitur PCR test të rrejshëm. Edhe përkundër që e ka ditur se nuk është testuar në laboratorin e theksuar dhe se nuk i është dhënë një dokument i tillë, ai testin e rrejshëm e ka paraqitur si të vërtet para personave zyrtar në aeroport”, thuhet në komunikatën e PTHP-së.