“Librat digjital”, prindërit paralajmërojnë bojkot të mësimit

Gjatë ditës së nesër Grupi i prindërve që numëron afro 70 mijë persona ka paralajmëruar bojkotim të mësimit online dhe me prezencë fizike në të gjitha shkollat e vendit. Bojkoti vjen si shenjë revolte ndaj propozim/ligjit për digjitalizim të librave shkollorë. Grupi në fjalë kërkon ndërprerjen e procedurës së miratimit të ligjit, debat publik me pjesëmarrjen e ekspertëve. Në të kundërtën paralajmërojnë protesta dhe do të kërkojnë dorëheqjen e Carovskës.

“Kjo është koha kur nuk duhet të heshtim. Kjo pandemi do të përfundoj një dit dhe fëmijët tonë do të kthehen në shkolla të shkatërruara dhe pa kushte elementare. Ndërsa Ministria e Arsimit insiston që ne të kemi mësim digjital në kohën kur çdo i shtati fëmijë nuk ka pajisje digjitale dhe nuk ka internet. Ju drejtohemi me qëllim që të pengohet miratimi i ligjit të ri për librat digjital, Kërkesat tona janë të qarta: Ndërprerja e procedurës për miratimin e ligjit, kërkojmë debat publik me pjesëmarrjen e ekspertëve. Ligji nuk i zgjidh problemet, por përkundrazi shkakton probleme të reja. Nesër e bojkotojmë mësimin edhe me prezencë fizike edhe online. Në rast se nuk marrin parasysh kërkesat tona, do të organizojmë protesta dhe do të kërkojmë dorëheqjen e ministres Milla Carovska”, deklaroi Dragana Spasevska, nga grupi i prindërve.

“Bojkoti është mbështetur nga mbi 70 mijë prindër që janë bashkuar në grupin tonë. Një numër i madh edhe i profesorëve dhe arsimtarëve janë të shqetësuar nga ky Ligj, nga shkaku se nuk dinë se si kjo do të reflektohet në punën e tyre”, tha Spasevska sipas së cilës pajisjet digjitale nuk janë materiale didaktike.

“Ne dëshirojmë që librat të mbeten në procesin arsimor, por si pjesë ndihmëse le të këtë pajisje digjitale, por jo ajo të jetë vegla arsimore për nxënësit”, tha Dragana Spasevska, nga grupi i prindërve

“Libri digjital, do të ketë pasoja shëndetësore ndaj fëmijëve. Unë jam kundër librave digjital ”, tha Fisnik Rustemi.