Për 33,8% është ulur numri i të infektuarve nga Kovid-19. Raporti javor i Institutit të Shëndetit Publik tregon se brenda javës së shkuar janë regjistruar 3,443 raste pozitive në 33 qytete të vendit. Rënie ka shënuar edhe numri i testimeve. Gjatë 7 ditëve të shkuara janë testuar gjithsej 18,169 persona që shënon një rënie prej 16,5 për qind.