Ulet çmimi i benzinës EUROSUPER BS-95

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) miratoi vendimin, me të cilin ulet për gjysmë denari çmimi i benzinës Euro Super BS-95, ndërsa çmimi i derivateve të tjera mbetët i njëjtë.

“Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98, të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) nuk ndryshojnë, respektivisht mbeten në të njëjtin nivel siç janë përcaktuar me vendimin për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit të datës 19.04.2021”, njoftojnë nga KRRE.

Nga data 27.4.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 95 67,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS -98 69,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) 58,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 58,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 34,592 (denarë/kilogram)