Këllirat e shoqërisë vazhdojnë me të tyren…
Po ti o Lumëmadh?!
LUMËMADHI
Durimshumë, o lumëmadh,
sa ngjarje të trishta,
t’kanë duruar sytë,
t’kanë gërryer besimin,
t’kanë sprovuar durimin?!
Tmerr e lemeri, o njeri,
në varfëri e mjerí,
në vatër pa njeri,
barkanjozët të fajësuan,
tekanjozët të përçmuan!
Ngushëllime, o lumëmadh!
Ata deri në fyt nga mëkati,
ti me durim si Sokrati.
Më lini rehat se s’ua kam ngenë,
nuk prish paqen për ca legenë.
Xhemi Hajredini
Strugë, prill 2019