Zgjedhjet në Shqipëri, KQZ: Votuan 48.59% e qytetarëve

KQZ njofton se 48.59% e qytetarëve kanë ushtruar sot, të drejtën e tyre për të votuar. Të dhënat vijnë nga 642 qendra votimi, kur në total janë 5199 të tilla në të gjithë vendin. Në këto 642, kanë votuar 225.372 qytetarë nga 470.122 të regjistruar.

Tirana dhe Dibra rezultojnë dy qarqet me pjesëmarrjen më të lartë në votime, Tirana me 54% dhe Dibra me 52.95%.

Në qarkun e Beratit kanë votuar 43.4 %, e zgjedhësve.
Në Durrës, 43.34 %,
Në Elbasan, 49.44 %,
Në Fier, 44.99 %,
Në Gjirokastër, 42.92 %,
Në Korçë, 43.43 %,
Në Kukës, 48.47 %,
Në Lezhë , 43.87 %,
Në Shkodër, 41.8 %,
Dhe në Vlorë, pjesëmarrja e votuesve mbetet e ulët, me 34.05 %.