Sapo ka përfunduar takimi ndërmjet Makedonija Gjorçe Petrov dhe FC Struga Trim Lum, ku struganët arritën deri te fitorja me rezultat 2 me 3.
Të parët kaluan në avantazh vendasit dhe pjesa e parë u mbyll me rezultat 1 me 0.
Në pjesën e dytë Struga me një lojtar më pak arriti të barazojë rezultatin me golin e Altiparmakovski nga pika e bardhë e 11 metërshit. Pak minuta para fundit të takimit Bosancic me një super gol i dha avantazhin struganëve, por vetëm një minutë më vonë vendasit barazuan shifrat në 2 me 2.
Kur u duk se gjithçka do të mbyllej në barazim, një tjetër penallti u akordua për struganët, nga e cila u tregua i saktë përsëri sulmuesi Altiparmakovski.
Me këtë fitore Struga është vetëm 1 pikë larg vendit të tretë.
Ndërkohë, Shkëndija me fitoren kundër Borecit është shpallur kampion për sezonin 2020/21 të futbollit vendor në RMV.