Fillon trajnimi për zbatimin programeve të reja mësimore për klasën e parë dhe të katërt

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) sot do të organizojë trajnim të dedikuar për trajnuesit të cilët duhet t’i përgatisin mësimdhënësit se si t’i zbatojnë programet e reja mësimore për klasën e parë dhe të katërt, në të cilat nga viti shkollor 2021/2022 duhet të fillojë zbatimi i Konceptit të ri për arsim fillor. Në ngjarje do të marrë pjesë ministrja e arsimit, Milla Carovska.