DAFINA, PER MUSHKERITE, ZEMREN, TRETJEN DHE KUNDER INFEKSIONEVE

Informacion i dobishëm

DAFINA, PER MUSHKERITE, ZEMREN, TRETJEN DHE KUNDER INFEKSIONEVE

E dini se dafina është një ndër bimët më të vyera? E dini pse ajo shpesh përdoret brenda në ushqime? Sepse dafina është një bimë e fuqishme antioksidante, e cila pengon prishjen e ushqimeve. Por jo vetëm kaq: Ajo ka aftësinë të çhelmojë trupin, të ngadalësojë procesin e plakjes, të shpejtojë shërimin e plagëve, të mbrojë trupin nga infeksionet bakteriale, të përmirësojë shëndetin e zemrës, të lehtësojë problemet efrymëmarrjes, të parandalojë disa lloje kanceresh e më tepër.
Kjo bimë është një shkurre me gjelbërim të përjetshëm ose dru i vogël, vendase në rajonin e Mesdheut. Gjethet e dafinës kanë qenë pjesë e kulturës së kuzhinës dhe medicinës për mijëra vjet, të paktën që në kohët romake. Vaji esencial i mund të përzihet me një tjetër vaj balsami dhe aplikohet në gjoks për të ndihmuar në zbutjen e problemeve të rrugëve të frymëmarrjes. Mjafton të përgatisni një llapë (kopmpresë) me lëngun dhe gjethet e saj, ta hapni mbi gjoks dhe ta lini brenda natës. Thithja e avujve ka një efekt të ngjashëm me Aromaterapinë dhe ndihmon të nxirrni gëlbazën dhe për të eleminuar bakteret e rrezikshme që mund të jenë bllokuar në traktin e frymëmarrjes.
Dafina përmban acid kafeik dhe rutin, dy komponime organike të rëndësishme që rritin shëndetin e zemrës. Rutin forcon muret e kapilarëve në zemër dhe në gjymtyrët e trupit, ndërsa acid kafeik ndihmon në eliminimin e kolesterolit “të keq” nga sistemi kardiovaskular.
Gjethet e dafinës kanë një efekt shumë të fortë mbi sistemin gastrointestinal, por janë edhe stimuluese të vjelljes, pra shërbejnë si një ilaç për të vjellë, kur diçka toksike është konsumuar. Për më tepër, komponimet organike në gjethe qetësojnë sindromin e zorrës nervoze (kolitin) edhe ulin simptomat e sëmundjes celiak. Disa nga proteinat më të ndërlikuara në dietën tonë moderne mund të jenë të vështira për tretje, por enzimat unike që gjenden tek dafina, ndihmojnë për të lehtësuar tretjen dhe thithjen e lëndëve ushqyese.
Hulumtuesit kanë vërtetuar efikasitetin e dafinës (Laurus nobilis) si një antifungal, antibakterial dhe agjent antiviral dhe si trajtim efektiv për shumë sëmundjeve. Një listë shumë e hulumtimit është në dispozicion në bazën te të dhënave nga GreenMedInfo
Për më tepër, studimet e fundit mbi përfitimet mjekësore të komponimeve që rrjedhin nga kokrrat e dafinës, gjethet e dafinës dhe lëvorja e saj janë treguar si kurë e mundshme për disa nga format më vdekjeprurëse të sëmundjeve si SARS dhe MRSA (bakter mjaft rezistent ndaj antibiotikëve), sëmundjet neurodegjenerative si Alzheimer dhe Parkinson; çrregullimet e syve; sëmundje kardiovaskulare; ulcera gastrike; dhe kancere malinje përfshirë Leuceminë dhe Melanomën (kanceri i lëkurës).
Efektet e dafinës për:
puçrra fytyre
plakje të lëkurës
angina pektoris
artrit
astmë
infeksione bakteriale
ftohje, grip
Lëkurë të thatë
Dhimbje veshi
Ekzemë
Hipertension
Psoriazë
Reumatizëm
Infeksione fungale
Infeksione virale
Plagë