Instituti për Shëndet Publik e ka publikuar raportin javor për gjendjen me coronavirusin në vend, për periudhën prej 12 deri 18 prill.
Siç thuhet në raport, në këtë periudhë janë testuar gjithsej 21.763 materiale në laboratorët ku bëhen analiza molekulare për vërtetimin e pranisë së virusit SARS-CoV-2. Krahasuar me javën që shkoi është shënuar rënie prej 20,4%.
“Pozitivë kanë dalë 5.199 raste, nga 35 qytete, me një rënie të numrit nga java e kaluar për 24,3%. Përqindja e rasteve pozitive sillet nga 15,3 deri më 27,9%, mesatarisht 22,6 %. Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Shkup (n=2.086; 40,1%), me incidencë javore prej – 337,7/100.000. Incidencë më e lartë javore prej 397,4/100.000 banorë është regjistruar në Manastir”.
“Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës mbi 60 vjet (n=1.722, 33,1%). Numër i madh i të prekurve është regjistruar edhe tek grupmosha nga 50-59 (n=919; 17,7%), 40-49 (n=882; 17,0%), 30-39 (n=835; 16,1%) dhe 20-29 (n=506; 9,7%). Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (n=95; 1,8%) dhe 10-19 vjet (n=240; 4,6%). Tek të gjitha grupmoshat vihet re një rënie e numrit të të sëmurëve”, thuhet në raportin e ISHP-së.
Më tej shtohet se sipas gjinisë janë regjistruar 2.797 (53,8%) femra dhe 2.402 (46,2%) meshkuj.
Pas dy testeve negative, ose sipas algoritmit të ri, si të shëruar konsiderohen 5.921 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose në trajtim shtëpiak, që është për 3,1% më pak se javën e kaluar.
Janë raportuar 206 raste të vdekjes nga 26 qytete, 25,4% më shumë se javën e kaluar. Sa i përket moshës, 175 persona kanë qenë në moshë mbi 60 vjet, 20 në moshë nga 50-59 vjet, nga 5 persona nga 40-49 vjet dhe 30-39 vjet, dhe 1 person në moshë nga 20-29 vjet