Mirësia e tij është madhështore, duke marrë për bazë hadithin kudsij të të dërguarit të Allahut (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!), ku thotë: “çdo vepër e birit të Ademit (e çdo njeriu) është e tij, përveç agjërimit. Ai është i Imi dhe Unë shpërblej për të. Pasha Atë në dorën e të Cilit është jeta ime (Allahun), era e gojës së agjëruesit tek Allahu është më e mirë se era e miskut (parfumit).”Këtë hadith e qartëson edhe transmetimi tjetër, në të cilin thuhet: “ Për çdo vepër (të mirë) që bën biri i Ademit, shpërblimi për të i shumëfishohet nga 10 deri në 700 herë, përveç agjërimit.
Ai është për Mua dhe Unë (Allahu) e shpërblej.”Bazuar në këtë shumëfishim të përgjithshëm, veçojmë edhe mirësitë e veçanta të cilat kanë ardhur vetëm për këtë muaj. Nga fjala e Muhamedit (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!): “Kush e agjëron muajin Ramazan me bindje dhe përkushtim, do t’i falen mëkatet e kaluara”, si dhe fjalët: “Agjërimi i muajit të durimit (Ramazanit) dhe tri ditëve në çdo muaj, është sikur të agjërosh gjithë vitin”.Ibn Abdul-Berr sqaron dhe thotë: “Agjërim në gjuhën arabe, do të thotë durim.” Ebu Bekr ibn el Anbari thotë: “Agjërimi quhet durim, ngase agjërimi të ndalon (burgos) nga ushqimi, pirja, marrëdhëniet dhe epshet…”
NGRITJA PËR NAMAZ .Teravitë të cilat janë sunet falen me xhemat (në bashkësi) gjatë çdo nate të muajit Ramazan, duke u bazuar në thënien e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) ku thotë: “Kush falet me imam, i llogaritet sikur të jetë falur gjithë natën”, ndërsa për rëndësinë e përkushtimit thotë: “Kush falet me bindje dhe përpikëri, i falen mëkatet e tij të mëparshme”.Mendimi më i saktë për numrin e rekateve që duhet të falen në këtë muaj, por edhe gjatë muajve të tjerë, është transmetuar në veprat e të dërguarit të Allahut (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) se ai ka falur 11 rekate.
Dihet se ai (i dërguari) (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) është shembulli më i mirë dhe i vetmi që meriton të pasohet.
LËMOSHA
.Muhamedi (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) ka qenë gjithmonë dorëdhënës, e sidomos gjatë muajit Ramazan. Kjo lëmoshë përfshin të gjitha dhëniet dhe punët e mira, e që nënkupton; kopshti i dhënies, shumimit të të mirave dhe prodhimeve të këndshme.
GOSTIA E AGJËRUESIT.I dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) i ka dhënë shumë rëndësi të ushqyerit, duke premtuar shpërblime të mëdha. Një ndër thëniet e tij në këtë temë është: “Kush ushqen një agjërues e ka shpërblimin si të atij (agjëruesit), duke mos i pakësuar aspak nga shpërblimi i tij (agjëruesit).”
LEXIMI I KURANIT.Muaji i Ramazanit është muaji i Kuranit, ashtu siç thotë Allahu në Kuran: Muaji i Ramazanit në të cilin (filloi të) shpallet Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i së vërtetës nga gënjeshtra)…” (Bekare, 185).
Ndërsa nga tradita e të dërguarit (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) si vërtetim për këtë, është se Xhibrili ia ka përsëritur atij Kuranin çdo natë të këtij muaji.
UMREJA.Vizita e Qabesë në një kohë jashtë kohës së Haxhit. Buhariu dhe Muslimi kanë transmetuar se Pejgamberi (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) ka thënë: “Umreja në muajin e Ramazanit është e barazvlefshme me një Haxh me mua.” Këtu nuk harrojmë një vërejtje të vogël, e ajo është se Umreja në 10 ditët e fundit të muajit të agjërimit nuk ka vlerë më të madhe sesa ditët e para. Kujdes!Allahu ju mëshiroftë, shikojini këto mirësi madhështore dhe mirëdhënëse.
KËRKIMI I NATËS SË KADRIT.Allahu i Madhëruar thotë në Kuran: “Ne e zbritëm atë (Kuranin) në natën e Kadrit. E ç’të shtyri të dish se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e vlefshme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre (në atë natë) zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.” (Kadr, 1-5) Gjithashtu, transmetohet në dy sahihat se Pejgamberi (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) ka thënë: “Kush ngrihet (për namaz) në natën e Kadrit me besim dhe përpikëri, do t’i falen mëkatet e kaluara. Ajo është në një nga netët tek të dhjetë netëve të fundit të muajit të agjërimit”. Transmetohet nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të) se ajo i ka thënë të Dërguarit (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!): “çfarë të them nëse e gjej natën e Kadrit? Ai i është përgjigjur: “Thuaj: O Allah, me të vërtet Ti je Falës dhe e do faljen.
Më fal mua…” Nga veprat që duhet të ruhemi në përgjithësi e veçanërisht në muajin e Ramazanit, janë disa vepra të cilat mbështeten në hadithe të dobëta dhe të trilluara, e kjo padyshim hyn në trillimet ndaj Pejgamberit (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!). Ajo që është bërë e njohur në ditët e sotme janë fitnet dhe problemet që na rrethojnë, madje dhe disa njerëz që i mveshin thënie të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!). Ndër këto trillime dhe shpifje është edhe ajo që thonë disa, sikur Pejgamberi (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) ka thënë: “Do të kumbojë një zë në muajin e agjërimit. I kanë thënë (të pranishmit): Kur do të ndodhë kjo; në fillim, në mes apo në fund? Ka thënë: Jo, do të kumbojë në mes të muajit të agjërimit. Nëse është e xhuma nata e mesme e muajit të agjërimit, do të thërrasë një zë nga qielli, do të bërtasë … pastaj pason një zë tjetër … zë në muajin e agjërimit …” dhe se fiset dallohen (kush është më i mirë) në Dhilkade etj. Ka dhe shumë transmetime të tjera të trilluara porsi ky hadith, siç thotë Ibn el Xheuzi në “El Meuduat” (3/191) dhe El Xheunakani në “El Ebatil”