BURIMI I SË KEQES! – Prof.Muhamet Borova nga Struga

BURIMI I SË KEQES!

Mirësia është çelsi i kënaqësisë për të gjithë,për ato që e japin ashtu edhe per ato që e pranojnë. Mirësia është produkt i dashurisë.Mirësia është bekim nga Zoti.Habitem si mundet njeriu të bëhet i keq kur ai lind nga dashuria e dy njerëzve,nga bashkimi i dy zemrave,nga erupcioni i emocioneve të pastra..Kur lind pranohet në duart e nënës me dashuri dhe mirësi. Rritet me dashuri,ushqehet me plot dashuri, teshat e para i vishen me dashuri Çdo ditë e nisë me shumë përkëledhje dhe ngrohtësi.Si fëmijë “bateria” e tij mbushet vetëm me mirësi.Ritet duke u mësuar ti ndërtoj “urat” e mirësisë. Për tu bërë i mirë,i duhen fjalë të mira,për fjalët e mira duhet dëgjimi i mirë.Ti dëgjojë këshillat e mira, ta dëgjoj zërin e ndërgjegjes, që të trijumfoj me karakterin e mirë.Njeriu ritet duke i respektuar këto parime.Gjëja më e vështirë në jetë është kur njeriu e dinë se çështë e mira por bën keq. Prej ku buron e keqja , kjo është një enigmë e çuditshme. Të jesh i keq do të thotë të jesh i varfër.I varfër në ndjenja, i varfër në shëndetin mental, i varfër në logjikën e shëndosh,i varfër në zemër.Burgu më i madhë për njeriun është kur nuk mund të lirohet prej të keqes.I keqi ka një “letërnjoftimi”, ai asnjëherë nuk është i kënaqur me vetëveten,çdo herë lakmon,çdo herë është i robëruar nga egoizmi,dashurin e sheh si “vrasje”.Pasuria dhe politika,lakmia dhe xhelozia,karakteri i keq dhe temperamenti i egër, janë “prushi” që njeriun e shndëron në zjarr të gjallë,që i djeg të tjerët.Ky “prush” e shtynë njeriun të bëj “idol” nga vetëvetja. Ky “idol” kur e lidh kravatën në qafën e tij, haron se në botë ka ardhur nga “dashuria”e Zotit dhe nga lidhja e dy zemrave që prej natës së martesës e sollën në botë,që të bëhet i mirë. Keqbërësi i shërben vetëm një padroni –të keqes. Për shkak të keqes edhe njeriu më i dashur bëhet –askushi! Por, prej nga vjen e keqja?