Anijet luftarake britanike do të drejtohen në Detin e Zi në maj për shkak të tensioneve midis Ukrainës dhe Rusisë, njoftoi The Sunday Times, duke cituar disa burime të larta të Marinës. Dërgimi i anijeve ka për qëllim solidarizimin me Ukrainën, e cila është aleate e Britanisë së Madhe dhe NATO-s.
Një shkatërrues i quajtur “Type 45”, i armatosur me raketa anti-ajrore dhe një fregatë “Type 43” për të luftuar nëndetëset, do të lërë një pjesë të flotës të vendosur në Mesdhe dhe do të kalojë përmes Bosforit në Detin e Zi.
Avionët luftarakë F-35B dhe helikopterët luftarakë Merlin do të jenë gjithashtu pjesë e një ekspedite lufte në transportuesin HMS Queen Elizabeth, në mbështetje të anijeve britanike në Detin e Zi.