Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 364 raste të reja nga 2.379 testime të realizuara.
Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, janë shëruar 689 pacientë, ndërkaq jetën e kanë humbur 24 persona.
Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë realizuar 691.255 testime. Prej tyre, pozitivë kanë rezultuar 146.733 persona.
Nga personat e infektuar, 122.810 e kanë fituar betejën me virusin, ndërkaq jetën e kanë humbur 4.443 të tjerë. Numri i rasteve aktive arrin në 19.841.