Në mbledhjen e rregullt me drejtorët e kovid-qendrave në Shkup e shqyrtuam gjendjen me kapacitetet në spitale. Edhe përkundër që në ditët e fundit kemi ulje të numrit të pacientëve të pranuar, situata edhe më tej vazhdon të jetë serioze dhe presioni ndaj kovid-qendrave është i madh, kështu ka shkruar në profilin e tij zyrtar në facebook ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.
Për momentin nënvizon Filipçe ka numër të mjaftueshëm të vendeve të lira për kujdesin e të gjithë pacientëve që kanë nevojë të shtrihen në spital.
“Presim që në periudhën e ardhshme numri i të hospitalizuarve të filloj të ulet. Masat po japin rezultatin e duhur, por është e nevojshme që të respektohen maksimalisht që të mund ta tejkalojmë edhe këtë valë epidemiologjike”, ka shkruar Filipçe.