Afrikë, mbi 100 milionë njerëz përballen me krizën ushqimore

Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Shoqërive të Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC), njoftoi se mbi 100 milionë persona në Afrikë ndodhen përballë krizës ushqimore “në nivel katastrofik”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit të IFRC-së, problemet si konfliktet në kontinent, problemet e sigurisë, turmat e karkalecave, ndryshimet klimatike, përmbytjet dhe problemet ekonomike janë renditur si elementët që rrisin krizën ushqimore.

Duke bërë të ditur se mbi 100 milionë njerëz në Afrikë ndodhen përballë krizës ushqimore, IRFC ka theksuar se edhe pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) ka rritur problemin në fjalë në shumë vende.

Sudani i Jugut, Somalia, rajoni Tigray i Etiopisë, Pellgu i Liqenit të Çadit, Burkina Faso, kufiri mes Malit dhe Nigerit janë treguar në mesin e rajoneve që përballen më shumë me krizën ushqimore.