Ish kryesuesi i këshillit të komunës së Strugës, Avdullah Qazimoski në STRUGA TV, u shpreh se me banorët e Llabunishtit dhe fshatrat rreth saj po luhet me identitetin e tyre , duke i quajtur torbesh.
“Ne na quajnë torbesh, por ne jemi shqiptarë, … ne jemi shqiptarë. Katragjyshi, stërgjyshi, gjyshi im dhe une jemi shqiptarë. Kurse edhe tani që na shohin në Tv shprehen “Ja ky torbeshi”. Nga ne ka përfituar Struga, kurse ne kemi humbur nga Struga. Ne kemi votuar gjithmonë partitë shqiptare.