Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.610 teste të kryera janë regjistruar 949 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 737 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 33 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 144.111 raste, prej të cilëve 119.683 janë shëruar, kurse 4322 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht 20.106 raste aktive me virusin korona.