Ministri Shaqiri mori pjesë në Takimin ministror të Partneritetit të Qeverisjes së Hapur

Sot, Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri, mori pjesë në Takimin ministror të Partneritetit të Qeverisjes së Hapur (PQH), bashkë me kryeministrin Zoran Zaev dhe me drejtorin ekzekutiv të Partneritetit të Qeverisjes së Hapur nga Nju Jorku, Sanxhaj Pradan.

Në takim u diskutua për rëndësinë e Partneritetit të Qeverisjes së Hapur për Maqedoninë e Veriut, implementimin dhe arritjet, me qëllim të avancimit të vlerave ekzistuese për punën e Qeverisë me përgjegjësi, transparencë dhe llogaridhënie.

Ministri Shaqiri, vuri në pah se MSHIA-ja, si institucion kompetent mbi koordinimin e procesit për PQH-së, punon në bashkëpunim të ngushtë me sektorin publik dhe joqeveritar dhe veçanësisht është e dedikuar në vizionin për Qeveri të hapur.

,,Pas nesh, kemi katër plane aksionale dhe rezultate, të cilat bënë ndryshime në shoqërinë tonë dhe atë jo vetëm si projekte të realizuara konkrete, por edhe duke e avancuar kulturën e punës së institucioneve, në mënyrë që sot, opinioni më me lehtësi mund ta konceptojë punën e Qeverisë dhe të ndikojë ndaj punës së saj nëpërmjet përfshirjes në proceset e krijimit të politikave publike dhe ofrimit të shërbimeve publike” theksoi ministri Shaqiri, duke plotësuar dhe se ekzistojnë mekanizma nëpërmjet të cilëve opinioni mund t’i kërkojë Qeverisë përgjegjësi për politikat dhe performancat e shërbimeve të ofruara.

Ministri Shaqiri, theksoi se në muajin qershor, si rezultat i një dinamike dhe procesi inkluziv të procesit të përgatitjes, me përfshirje aktive të përfaqësuesve të sektorit publik dhe qytetar, Këshillit mbi PQH-në, Rrjetit të organizatave qytetare mbi PQH-në, do të dalë dhe Plani nacional Aksional mbi Partneritetin e Qeverisjes së Hapur për periudhën 2021 – 2023.

Në ndërkohë, është lançuar portali i Partneritetit të Qeverisjes së Hapur, i cili paraqet pikë kyçe për konsultime, monitorim, përfshirje, rrjetizim dhe njoftim të të gjitha palëve të interesit dhe palëve të interesuara në këtë proces.

,,Besoj se me synimet inicuese në dy vitet në vijim, të punohet në mënyrë intensive në çështjet mbi qasjen në drejtësi, përfaqësimin e drejtë të qytetarëve dhe avancimin e mbrojtjes juridike, veçanërisht tek të rinjtë, grupet e margjinalizuara dhe femrat, avancimin e ofrimit të shërbimeve publike, vazhdimin e aktiviteteve lidhur me publikimin e hapur të informacionit për pronarët realë, hapjen e të dhënave të reja, si dhe aktivitetet për parandalimin e korrupsionit nëpërmjet avancimit të transparencës së procesit të emërimit të funksionarëve, përditësimin e sistemit të prezantimit dhe transparencës së listave të anketimit dhe deklaratave të interesit, do të sigurohet njohje reale e rezultateve, ndërsa qytetarër do të kenë mundësi për ta dëshmuar ndryshimin”, përmbylli fjalimin ministri Shaqiri.