Izraeli do të fillojë të lejojë grupe të kufizuara të turistëve të vaksinuar të hyjnë në vend muajin tjetër, pasi fushata e imunizimit ka ulur ndjeshëm rastet me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë dhe Turizmit deklaroi se një numër i kufizuar turistësh të vaksinuar do të lejohen në Izrael duke nisur nga data 23 maj.
“Izraeli është vendi i parë që vaksinohet dhe populli i Izraelit është i pari që gëzohet për këtë rezultat. Pas hapjes së ekonomisë, është koha për të lejuar turizmin në një mënyrë të kujdesshme”, tha Ministria e Shëndetësisë.
Një muaj më parë, Izraeli filloi të hapte ekonominë e tij pas fushatës së suksesshme të vaksinimit.