Zëvendës ministri i shëndetësisë, Ilir Hasani nëpërmes një statusi në “Facebook”, ka reaguar pas ndarjes së çmimeve për mjekët që u përballën me virusin Covid-19.
Hasani tha se ndarja e çmimeve nga Shoqata e Mjekëve tregon edhe njëher ndasitë që ekzistojnë në shoqërinë tonë.
“Ndarja e çmimeve nga Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë edhe një herë solli në pah ndasitë që ekzistojnë në shoqërinë tonë në baza etnike. Kjo më së paku duhet të ndodh tek mjekët, e sidomos në këtë moment. Më të rënd e bën fakti i mos njohjes së mundit të mjekëve të rëndësishëm në këtë luftë kundër pandemisë, të cilët rastësisht janë shqiptarë për nga etnia, por zemërmëdhej për nga humanizmi!”, ka shkruar Hasani.