Anekënd Evropës, qytetarët janë ngritur sërish në protesta kundër kufizimeve dhe masave të marra për të ndaluar një përhapje të re të koronavirusit.
Rreth 500 njerëz u mblodhën në rrugët e Vjenës ndërsa policia ka ngriti barriera për të parandaluar lëvizjen e demonstruesve drejt qendrës se kryeqytetit austriak. Ata brohorisnin parulla antiqeveritare duke kërkuar që kancelari Sebastian Kurz të largohet nga pushteti.
Disa protestues të dhunshëm përpoqën të thyejnë gardhin mbrojtës dhe u arrestuan nga policia. Manifestimi i protestës u organizua pavarësisht se në fuqi në Austri vijon të jetë izolimi dhe masat e rrepta të lëvizjes në grup.
Zemërimi ndaj masave kufizuese është i lartë edhe në Zvicër. Policia arriti të shpërndajë pa problem një tubim të vogël të paautorizuar të qytetarëve rreth monumentit Tell në qytezën e vogël Altdorf.
Policia e kantonit e bëri të qartë paraprakisht se asnjë tubim nuk do të tolerohej dhe kontrolloi rrugët e hyrjes në qytezën Altdorf si dhe njerëzit që po mbërrinin me ane te transportit publik.
Oficerët e policisë u kërkuan disa herë qytetarëve të largoheshin nga sheshi. Edhe në rrugët e Bukureshtit me qindra qytetarë protestuan kundër masave kufizuese të vendosur nga autoritetet për të mbajtur nën kontroll pandeminë. Demonstruesit brohorisnin liri, poshtë qeveria.
Grupe protestuesish bllokuan Sheshin e Fitores dhe zonën pranë Universitetit duke shprehur zemërimin e tyre ndaj izolimit, shtetrrethimit dhe mbylljes së bizneseve masa që hynë në fuqi në fund të Marsit.
Ndërkaq ne në Paris aktivistët nga lëvizja globale e drejtësisë Attac organizuan një shfaqje në stacionin e metrosë Bercy për të nxjerrë në pah pabarazinë në rritje të shkaktuar nga pandemia. Shoqata po bën thirrje për vendosjen e taksave për njerëzit më të pasur dhe fitimet e papritura të kombeve të mëdha.