Javën e ardhshme pritet të përfundojë vaksinimi i grupeve të tjera parimore nga të a.q. infrastruktura kritike – njerëzit që kanë shumë kontakte në punë. Nga e hëna, në pikën më të madhe, salla “Boris Trajkovski”, pjesëtarët e ushtrisë dhe policisë, punonjës shëndetësorë, mësues të klasës së parë deri të tretë dhe edukatoret në kopshte po imunizohen me vaksinat “Sputnik”. Javën tjetër, punonjësit e prokurorisë, gjykatave, shërbimeve të inspektimit, gazetarët dhe punonjësit e mediave do të vaksinohen, njoftoi dje ministri Venko Filipçe, duke kumtuar se deri më tani janë vaksinuar 18,261 qytetarë.
Paralelisht vijon edhe vaksinimi i personave mbi moshën 77 vjeçare me vaksinën “Astra Zeneka” në pikat në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Ndërsa mbërrijnë doza të reja, kufiri i moshës do të ulet në mënyrë që të imunizohen sa më shumë qytetarë që të jetë e mundur dhe për të arritur një interval prej 60 deri në 70 përqind për imunitetin kolektiv.
Në emisionin “Vetëm intervistë” në TV Kanal 5, Filipçe tha se sipas paralajmërimeve, këtë muaj priten rreth 300,000 doza: 200,000 nga “Sinofarm” nga Kina, rreth 11,000 nga marrëveshja e drejtpërdrejtë me “Fajzer”, 25,000 vaksina përmes marrëveshjeve trepalëshe me vendet anëtare të BE-së, sasi e re nga “Sputnik” rus dhe doza të tjera të “Astra Zeneka”-s përmes sistemit Kovaks.
Vaksinimi nuk do të ndalojë, ka për tre javët e ardhshme me “AstraZeneka”. Oraret bëhen për një-dy javë të ardhshme, për pikat në mbarë vendin dhe në sallën sportive.
“Tani janë duke u vaksinuar 3000-4000 në ditë. Plani ynë është midis 7000 dhe 10.000 në ditë. Kjo do të ishte dinamikë e mirë. U bëj apel të paraqiten të gjithë në faqen vakcinacija.mk, kështu sistemi do t’i gjenerojë prioritetet për nga mosha dhe eventualisht, që të arrihet imuniteti kolektiv. Ashtu siç rritet disponueshmëria e vaksinave do të rritet edhe përfshirja e qytetarëve që do të imunizohen”, theksoi Filipçe.
Theksoi se nuk ka kundraindikacione tek asnjëra vaksinë në raport me sëmundjet dhe se të gjitha janë zhvilluar në platforma të sigurta. Vetëm për “AstraZenekan” bordi i EMA-s përcaktoi lidhshmëri me efekte trombotike tek personat më të rinj, me siguri, siç tha, për shkak të aktivitetit hormonal. Filipçe bëri thirrje se duhet të vaksinohet gjithsecili, pavarësisht nëse ka ose nuk ka antitrupa, ndërsa ata që e kanë kaluar KOVID-19, pas tre deri në katër muajsh pas kalimit të sëmundjes. Nëse duhet ta marrin një ose dy doza, tha, ndryshon nga vaksina në vaksinë.
“Tre deri në katër muaj pasi e ka kaluar sëmundjes duhet të vaksinohen. Ka rekomandime të ndryshme nëse duhet të merrni vetëm një ose dy doza, ndryshon nga vaksina në vaksinë. Profesionistët e shëndetësisë po e monitorojnë këtë dhe do të vaksinojnë në përputhje me rrethanat. Kjo është mënyra e vetme për të ndryshuar pamjen e epidemisë. Unë apeloj për vaksinimin masiv, i bëj thirrje opozitës të ndalojë anti-fushatat sepse mund të prishë seriozisht procesin e imunizimit”, theksoi Filipçe.