Sot në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë dhuruan gjak mbi 60 persona

Në aksionin për dhurimin e gjakut të organizuar nga Kryqi i Kuq Strugë, sot dhuruan gjak mbi 60 struganë. Ky është postimi i Drejtorit të Spitalit, Dr.Armend Arsllani në rrjetin social facebook:

Struganët sot shprehën një jehonë të shkëlqyeshme për dhurimin e plazmës së gjakut dhe plazmës konvalescente, e cila shpëton jetë dhe kështu edhe këtë herë ata dëshmuan solidaritet dhe kujdes ndaj njëri-tjetrit, veçanërisht kur bëhet fjalë për shpëtimin e jetës së njeriut❤🙏. Në vetëm disa orë, mbi 60 persona dhuruan gjak, në mes tyre kemi edhe dhurues të plazmës konvalescente, për trajtimin e pacientëve me kovid-19 si pjesë e fushatës së sotme të dhurimit të gjakut, e cila u zhvillua në ambientet e spitalit të Strugës, shërbimi i transfuzionit.
Shprehim mirënjohjen tonë të madhe për humanizmin e këtyre dhuruesve të gjakut, të cilët përmes këtij akti të lartë human ndihmojnë pacientët që kanë nevojë.
Të gjithë pacientët e shëruar që i plotësojnë kushtet për të dhuruar gjak, mund të kërkojnë informacion më të hollësishëm në këtë shërbim në mënyrë që të ndihmojnë në trajtimin e pacientëve tanë.
……………….

Стружани денеска изразија одличен одзив за дарување крв и конвалесцентна плазма, која спасува животи и со тоа уште еднаш покажаа солидарност и грижа едни за други особено кога се работи за спасување човечи живот❤🙏. Само за неколку часа над 60 лица даруваа крв, а меѓу нив имаме и дарители на конвалесцентна плазма за третман на пациенти со ковид-19 во рамки на денешната крводарителска акција која се одржа во просториите на струшката болница,службата за трансфузија. Изразуваме огромна благодарност за хуманите дарители кои преку овој највисок чин на хуманост им помагаат на пациентите кај кои е неопходно. Сите оздравени пациенти кои ги исполнуваат условите за дарители, може да се јават за подетални информации во оваа служба со цел да помогнат во лекувањето и третманот на нашите пациенти.