Rreshjet e borës bllokojnë rrugën Gostivar-Kërçovë dhe anasjelltas

Për shkak të reshjeve të dobëta të dëborës është bllokuar rruga Gostivar-Kërçovë në qafën malore Strazhë duke shkaktuar kolona të gjata të makinave, transmeton Alsat. Dyshohet se rruga është bllokuar për shkak se shumica e vozitësve me kalimin e afatit për pajisjet dimërore, tashmë kanë ndërruar pneumatikët e dimrit duke vendosur pneumatikë për kushte verore. Si rrjedhojë shumë makina kanë ndaluar shpejtësinë ose kanë ndaluar plotësisht vozitjen pasi mbetjet e dëborës në rrugë paraqesin problem në manovrimin e makinave.