Edhe pas më shumë se një viti jetese me kushte të pandemisë, shërbimet e inspektimit kanë shumë punë lidhur me kontrollimin e respektimit të masave themelore për parandalim. Në periudhën nga 29 marsi deri më 4 prill të këtij viti, shtatë shërbime të inspektimit kanë kryer më shumë se 5,200 inspektime dhe kontrolle në hapësirat afariste dhe vendet e hapura ku qytetarët janë grupuar më shpesh. Më shumë punë kanë pasur Inspektorët e tregut, të cilët kanë kryer 4500 kontrolle, kryesisht në objektet gastronomike. Janë identifikuar 91 parregullsi gjatë punës, janë ngritur 34 akuza për kundërvajtje dhe 43 gjoba ndërsa lokalet janë mbyllur menjëherë.
“Inspektorët janë në terren çdo ditë dhe ajo çfarë po na ndodh nga subjekte të caktuara nga të cilat i gjithë aktiviteti i ushqimit pëson, mendojmë se çojnë inat. Nuk kemi mëshirë për njerëz të tillë dhe ne duhet të veprojmë në përputhje me ligjin dhe nga viti i ri deri më tani kemi 78 ambiente të mbyllura për mosrespektim të protokolleve- deklaroi Stojko Paunovski, drejtor i Inspektoratit të tregut.
Jo vetëm në ambientet e gastronomisë, së fundmi në rrjetet sociale mund të shihen video që tregojnë festime të mëdha familjare si dasma apo ahengje të ndryshme në ambiente të hapura, që janë të ndaluara. Inspektorët janë të prerë se nuk ka vend në Maqedoni ku ata nuk do të veprojnë në bazë të informacioneve se ndonjë grup i caktuar i qytetarëve i shkel protokollet, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.