Njësia për Punë të Brendshme Strugë ngriti padi penale kundër I.P (31) dhe L.U (30), të dy nga Ohri, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Mosveprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie”. Gjatë kontrollit të kryer më 13.03.2021 në orën 03.30 në rrugën rajonale Ohër-Strugë, zyrtarë policor gjetën personat e raportuar në një taksi pa patur leje për të lëvizur gjatë orës policore. Kështu, të raportuarit vepruan në kundërshtim me vendimin për të ndaluar lëvizjen e popullsisë në kohën nga 22:00 deri në 05:00 në mënyrë që të mbrohej popullata nga KOVID-19.
Sektori për Punë të Brendshme Ohër . Zëdhënëse e SPB Ohër Merlina Islami