Kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat mbrojtësi kundër Covid-19, të cilat, siç thekson ai, janë të domosdoshme, derisa kërkoi angazhimin maksimal të institucioneve për t’i zbatuar këto masa në vazhdueshmëri.
“Virusi në këtë valë është shumë më i rrezikshëm dhe përparon shumë më shpejt. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të kufizojmë numrin e kontakteve që ne bëjmë me njerëzit e tjerë. Ky është moment kur mobilizimi i plotë i qytetarëve dhe shoqërisë është i nevojshëm në mbrojtjen e shëndetit publik, e që është përgjegjësi e secilit prej nesh. Bëj thirrje për përgjegjësi maksimale nga të gjithë. Rrini në shtëpi në periudhën e ardhshme! Mos dilni nëse nuk është e nevojshme dhe mos u gruponi në asnjë mënyrë”,ka shkruar kryeministri Zaev në Facebook.