Dy shishe me lëndë djegëse u hodhën ditën e shtunë në drejtim të një qendre vaksinimi në Morelli të Brescias. Si pasojë e këtij incidenti të rëndë nuk ka persona të lënduar, por dëmi që zjarri ka shkaktuar ende nuk është përcaktuar.
Kryetari i bashkisë Emilio Del Bono e dënoi ashpër këtë ngjarje duke shtuar se kanë mbetur pa fjalë dhe të habitur nga ky sulm zjarrvënës.
Prokurori Publik i Brescia-s ka hapur një hetim dhe ekipi hetimor po përpiqet të rindërtojë incidentin për të arritur tek autorët duke parë dhe kamerat e sigurisë, të vendosura në rrugë.