29 viktima dhe 1402 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit janë kryer 3978 teste të dyshuara për COVID-19 dhe prej tyre 1.402 kanë rezultuar pozitivë. Gjithashtu në 24 orët e fundit 29 pacientë e kanë humbur betejën me virusin, ndërsa janë shëruar 761 persona.