Njëzet mijë vaksina ruse “Sputnik” donacion nga Serbia, arritën në Klinikën e Transfuziologjisë në Shkup. Me to do të imunizohen të punësuarit nëpër institucione shtetërore si më të ekspozuar ndaj rreziqeve të ndryshme derisa rreth pesë mijë doza të mbetura nga Astra&Zeneca do të vaksinohen qytetarët e moshave më të shtyra, proces i cili po rrjedh. Gjatë periudhës së ardhshme, Serbia fqinje do të dorëzojë edhe njëzet mijë doza tjera për rivaksinim.
Vaksina Sputnik është më specifike. Pas hapjes, brenda dy orëve duhet të aplikohet nga një ampulë mund të nxirren 10 doza. Bazuar në këtë, mendojmë se është ideale të jepet në një vend, dhe me këtë do të fillojë vaksinimi në Boris Trajkovski. Do të organizohet me caktim të terminëve dhe do të përfshijnë të punësuarit në MPB, ushtri, Prokurori, gjykata, pikat pagesore, gazetarët, DAP-i , edukatoret e çerdheve, shoferët e autobusëve publik. Dmth të gjithë ato që janë të rrezikuar dhe në moshë më të madhe- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Ndërkohë ka vazhduar dhe sot procesi i vaksinimit të qytetarëve mbi 77 vjeç me Astra&Zeneca. ALSAT inspektoi disa pika vaksinimi për të parë se si rrjedh procesi.
Brenda ditës së sotme është paraparë të vaksinohen 120 qytetarë….Gjatë ditës së djeshme kanë qenë të paraparë 120 pacientë të vaksinohen, 95 kanë ardhur për vaksinim. Disa e kanë anuluar për arsye shëndetësore, ndërsa të tjerët nuk janë paraqitur për tu vaksinuar. Nuk janë raportuar deri tash efekte anësorenga pacientët e vaksinuar te punkti i Poliklinikës Çair- pohoi Selajdin Memeti, përgjegjës në Poliklinikën e Çairit.
Unë jam i bindur se kemi nevojë të vaksinohemi, nuk kam aspak dyshim sepse këto vaksina i kanë bërë institucionet më të njohura në botë. Oksfordi, Parisi, Moska, Pekingi dhe mendoj se nuk duhet të kemi dilema a duhet ta marim apo jo”.
Mbrëmë e pata terminin por nuk ma dhanë. Si duket atë dozën nuk e hapën me qëllim që të mos dështoje sepse ishim 2 ose 3 ndërkaq nga një dozë nuk e di sa duhej të kishte. Isha mbrëmë, por personeli më caktoi për sot termin, sepse ishim shumë pak pacientë dhe nuk mund të hapej vaksina”.
Pas vaksinimit qytetarët duhet të pushojnë për 15 minuta, ndërkaq tek ato të cilët paraqiten indikacione, duhet të qëndrojnë 30 minuta.