Pfizer/BioNTech: Vaksina është 100% efektive tek të rinjtë e moshës 12 deri 15 vjeç

Vaksina e zhvilluar nga kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe kompania bioteknologjike gjermane BioNTech kundër COVID-19 njoftohet se është plotësisht efektive në parandalimin e infektimit tek të rinjtë e moshës 12 deri në 15-vjeçare.

Në një deklaratë nga Pfizer dhe BioNTech thuhet se vaksina në punimet e fazës 3 të zhvilluara tek mbi 2.260 të rinj në SHBA ka qenë efektive 100 për qind dhe se ka shfaqur reagim të fortë antitrupash.

Më tej në deklaratë përmenden edhe qëndrimet e drejtuesit të lartë (CEO) dhe partnerit themelues të BioNTech, Prof. Dr. Ugur Sahin, i cili ka theksuar se rezultatet që tregojnë mbrojtje të lartë për të rinjtë janë shumë “inkurajuese” duke pasur parasysh tendencat e fundit në përhapjen e variantit “B.1.1.7” që është shfaqur në Britani.

Ndërkohë, edhe kreu i Pfizer, Albert Bourla, duke deklaruar se në javët e ardhshme kanë planifikuar të marrin miratimin e përdorimit emergjent nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për të tregtuar vaksinën për të rinjtë, ai shtoi se shpreson që vaksinimi të fillojë përpara vitit të ardhshëm shkollor.