Kuvend, sonte s’ka seancë për shtyrjen e regjistrimit

Sapo ka përfunduar koordinimi mes kryetarit te Kuvendit dhe grupeve parlamentare dhe nuk është arritur marrëveshje për caktimin e seancës për propozim ndryshimin e Ligjit për Regjistrim, transmeton Alsat. Nisma që duhet të shtyje regjistrimi për në shtator është me yll te Bashkimit Evropian. Fillimisht në seance plenare duhet të miratohet nevoja për ndryshimin e Ligjit, me pas vijon debat dy dite ne komision dhe me pas kalon përsëri në seance plenare. Ligji miratohet me shumicë të thjeshtë dhe me badenter. Sipas ligjit ne fuqi, regjistrimi duhet te filloje nesër.