Derbi i qytetit i takon Vllaznimit, shpartallon Karaormanin në fushën e saj me rezultatin 1:3

Derbi i qytetit të Strugës në futboll mes rivalëve historik Karaormani-Vllaznimi i takoi kësaj të fundit ku me rezultat 1-3 mundi sot Karaormanin në fushën e saj me tre golat e shënuar nga Daniel Shekutkoski.

Kujtojmë se dy ndeshjet e fundit në tranfertë Fc.Vllaznimi mundi Debërcën me rezultatin 1-2 dhe Karaormanin në fushën e këtyre të fundit me rezultatin 1-3, duke udhëhequr që nga pjesa e parë e këtij derbi strugan me rezultatin 0-1.

Ekipi i Vllaznimit grumbullon 6 pikë të plota nê dy ndeshjet e para duke u renditur e para në tabelë me golavarazh fantastik, +2,një fillim ky i mbarë drejtë ngritjes në ligën e dytë në vitin që vjen.